Transmetuar më 06-04-2018, 20:32
Publicitet

Një ‘pasagjer klandestin’ ka surprizuar udhëtarët e një avioni.

Nuk bëhet fjalë për një pasagjer dosido, por për një zog.

Shpendi u shfaq papritur në bordin e avionit teksa ai ishte në ajër dhe nisi të fluturojë në kabinën e udhëtarëve.

Videoja është filmuar në një avion të kompanisë ‘Qatar Airways”, në fluturimin Bangkok-Doha.

Disa pasagjerë u përpoqën ta kapin por pa rezultat. “Klandestini” u lirua sapo avioni u ul në tokë./a.m./noa.al/