Transmetuar më 04-04-2018, 21:01
Publicitet

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të bëjë disa ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”

Një ndër ndryshimet parashikon krijimin e mundësisë që klientit të konvertojë monedhën e kredisë.

Sipas BSH, ndryshimet parashikojnë edhe të drejtën e konsumatorit për të kërkuar konvertimin e kredisë në monedhën, në të cilën gjeneron të ardhurat, si dhe shtimin e një shembulli ilustrues, që banka duhet t’ia vendosë në dispozicion konsumatorit si pjesë të informacionit parakontraktor, në rastet kur ai aplikon për një kredi në monedhë të ndryshme nga ajo e të ardhurave të tij.

Deri tani, kreditë për makina apo për shtëpi kryesisht jepen në euro, duke qenë se edhe tregtarët dhe ndërtuesit në këtë monedhë i shesin ato.

Me këtë ndryshim, Banka e Shqipërisë mundëson klientët që, pavarësisht se blerja do të bëhej me euro dhe banka kredinë ja jep në këtë monedhë, këstet ai t’i paguajë në lekë./a.m./noa.al/