Transmetuar më 04-04-2018, 14:00
Publicitet

Presidenti i Ilir Meta, priti sot në një takim me kërkesë të tyre, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika.

Ata e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer së fundmi në një debat publik.

Presidenti Meta, i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre dhe dha një qëndrim.

Ai u ndal në rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme.

Sipas tij dialogu është në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare. /a.y/noa.al