Transmetuar më 28-03-2018, 19:21
Publicitet

Mihallaq Andrea, kantautori i njohur korçar ka bërë një rrëfim prekës për një prej momenteve më të vështira të jetës së tij.

Në emisionin “Rudina” në Klan, ai ka treguar momentet kur ka mësuar se humbi këmbët.

kantautori i njohur i serenatave rrëfen të gjithë odisenë e vuajtjeve nga sëmundja deri te momenti më i vështirë kur mësoi se nuk mund të ecte.

“Në 1974 mua m’u ndalua çdo aktivitet artistik. Ishte një goditje shumë e madhe për mua, pata goxha shqetësime. Në 1978 më filluan dhimbjet e këmbëve, bëra një vizitë këtu në spitalin e Tiranës dhe e para gjë që më ka thënë doktoresha ka qenë: “E ke nga stresi”.

Kjo sëmundje mund të ishte kuruar jashtë vendit, më përgatitën, por u ndërpre më pas. Unë kam hyrë në operacion i pavetëdijshëm dhe kur kam dalë kam mësuar që nuk i kisha këmbët. Atje më ka ardhur doktoresha dhe më ka thënë: Ti duhet të jetosh. Pastaj jeta mori vrullin e saj, unë fola me veten dhe i thashë: Duhet të jetosh. Dhe kam jetuar dhe jam i kënaqur që kam jetuar”, tha Andrea./a.m./noa.al/