Transmetuar më 27-03-2018, 16:42
Publicitet

Një supë dietike, e shijshme dhe e ushqyeshme me fileto pule. Karotat, kopra, limoni, vaji i i ullirit dhe piperi ia shtojnë shijen dhe e bëjnë një recetë të pëlqyeshme për të gjithë.

Përbërësit: 100 gr fileto pule, 1 filxhan kafeje oriz, 2 karota, 1 vezë (e verdha), gjysmë kokrre limon, 1 tufë kopër, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja: Në ujë të valuar hedhim fileton të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë karotën në kubikë të vegjël.

Më pas shtojmë dhe orizin. Pasi ziejnë bëjmë gati të verdhën e vezës me lëng limoni: e rrahim duke i shtuar nga lëngu i supës.

E shtojmë tek supa dhe shtojmë kopër, kripë, piper, vaj ulliri./b.l/noa.al/