Transmetuar më 26-03-2018, 18:48

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut, të ashtuquajturin drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjuriç kaloi ilegalisht kufirin e Kosovës.

Përpos paralajmërimeve nga Prishtina, për pasojat, ai kaloi kufirin gjë e cila solli reagimin e policisë kosovare.

Janë siguruar edhe momentet kur Gjuriç merret me pranga dhe shoqërohet drejt stacionit policor në Prishtinë.

Siç shihet, ai shoqërohet nga forca të shumta policie./a.m./noa.al/