Transmetuar më 25-03-2018, 08:12
Publicitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele duke promovuar anën kulturore të vendit.

Ai ka publikuar një video në Facebook, ku publikon pamje të manastirit të Mesopotamit në Sarandë.

Rama bën me dije se ka përfunduar projekti për ndërhyrjet e nevojshme mbrojtëse.

Kryeministri thotë se puna nis së shpejti, duke ruajtur pamjen historike të manastirit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje fantastike të manastirit të Mesopotamit, për të cilin është përfunduar projekti për ndërhyrjet e nevojshme mbrojtëse dhe puna nis së shpejti, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al