Transmetuar më 24-03-2018, 14:05

Një kafkë shumë e gjatë. Një kokë e egër që strehon disa sy të mëdhenj. Një trup që arrin vetëm 15 centimetra. Në vitin 2003, bota u mahnit nga ky skelet që u gjend në shkretëtirën e Atacamës në Kili. A ishte një alien? Përgjigjja vjen pothuajse një dekadë më vonë.

Nisur nga deformimet e strukturës së tij, u mendua se skeletit i gjetur në shkretëtirën Atacama në Kili i përkiste një “alieni”. Shkencëtarët përdorën ADN e kockave për të bërë analizat dhe rezultati i arritur më 23 mars 2018: është një e sapo lindur me deformime.

Skeleti u gjet i mumifikuar dhe ngjante shumë me strukturën e një alieni, me formën e kafkës dukshëm në disproporcion me trupin, i cili kishte ngjallur teori nga më të çuditshmet.

Shkencëtarët zhvilluan një analizë gjenetike tërësore për të treguar se skeleti i mbiquajtur "Ata" i përkiste një të sapolindure me deformim gjenetik dhe nanizëm.

"Dimë që është një vajzë e sapo lindur dhe me shumë mundësi ishte një lindje para ose pas kohe. Fëmija ka 10 çifte brinjësh, një gjë e pa njohur më parë, pasi qeniet njerëzore kanë 12 çifte.

Shkencëtarët bënë një analizë tërësore duke arritur në përfundimin se origjina e vajzës ishte jug-amerikane, me variacione gjenetike që e identifikojnë si pasardhëse e rajonit Andina që banohej nga indianët kilianë", shpjegoi autori i studimit të "Genome Research", Garry Nolan, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin e Stanford./b.l/noa.al/