Transmetuar më 24-03-2018, 11:34

Kur ka kaluar një ditë nga ngjarja, policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja lidhur me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Laknas, ndërsa ka arrestuar 7 persona.

Mësohet se në pranga janë vënë: Ardjan Shima, 37 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", i dyshuar për veprën penale, “Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”.

Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues në  Kodër Kamëz Tiranë, Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas Tiranë, Shkëlzen  Xhanari, 33 vjeç, banues Kodër Kamëz Tiranë, të dyshuar për veprën penale, “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç, banues  në Laknas Tiranë, Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç, banues në Laknas Kamëz , të dyshuar për veprën penale “Mos kallzim krimi”.

Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e djeshme në Laknas Tiranë, në një lokal, Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta Andi Karaj, ku më pas Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ndërsa shtetasit Renaldo Dragjoshi Gentjan Neli të cilët pasi ishin prezent në këtë konflikt, deri në momentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallëzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Gjithashtu Ardjan Shimës iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdorur në këtë ngjarje e tipit pistoletë së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim për shtetasit Ardjan Shima, Shkelzen Xhanari, Elfjord Deliu, Klejdjan Deliu, dhe për veprën penale “Mos kallzim krimi” për Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli dhe Andi Karaj./b.l/noa.al/