Transmetuar më 24-03-2018, 07:47

Policia rrugore gjatë aksionit të ushtruar gjatë natës kanë ndaluar një drejtues të një mjeti që ecte me shpejtësi, madje edhe duke folur në telefon në autostradën Tiranë-Durrës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, të Policisë së Shtetit, drejtuesi i mjetit tip BMW ishte arsyetuar se nuk kishte parë punonjësit e policisë gjatë kohës që fliste në telefon.

“Live: Në autostradën Durrës-Tiranë.

Drejtuesi i BMW-së luksoze me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar nuk i ndalon Policisë por kapet në Kombinat pas ndjekjes nga shërbimet e tjera të Policisë, me pretendimin se flisja në celular dhe nuk i pashë punonjësit e Policisë.

Shpejtësi + celular në timon + lagështia në rrugë = destinacion??????? , rrezik potencial për veten dhe përdoruesit e rrugës.

Drejtues mjetesh: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni atë. Respektoni shenjat e ndalimit nga punonjësit e policisë rrugore, pasi mundësia për t’ju shmangur shkeljes është pothuaj zero”, thuhet në njoftimin  policisë./b.l/noa.al/