Transmetuar më 23-03-2018, 22:09

Mesditën e sotme ish- ministri socialist i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga pësoi një hemoragji cerebrale në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Qafë Thanë.

Në lidhje me këtë ngjarje dhe gjendjen e Hajdaragës dalin të tjera detaje.

Mësohet se në momentin e ishemisë Hajdaraga humbi kontrollin e mjetit duke goditur traun e kufirit shqiptar.

Prej vitesh ai jep mësim në një universitet të Strugës në Maqedoni.

Pas incidentit ai u transportua në spitalin e Strugës ku qëndroi për disa orë, ndërsa më pas në qendrën spitalore të qytetit të Prrenjasit.

Një helikopter e transportoi ish- ministrin Hajdaraga drejt Tiranës, ndërsa mjekët u shprehën se orët në vijim do të jenë vendimtare për shëndetin e tij./m.sh/noa.al/