Transmetuar më 23-03-2018, 18:51

Piloti amerikan Chad Barber ishte duke fluturuar me një avion sportiv në Coral Springs në Florida kur papritur motori i mjetit fluturues u fik në ajër.

Në ato momente piloti mbetet i heshtur dhe vijon përpjekjet për rikthimin në punë të motorit.

Duket që avioni fillon rënien e lirë ndërkohë piloti përpiqet të manovrojë për një rënie disi të butë dhe në një zonë ku të mund të shkaktojë më pak dëme.

Por teksa avioni i afrohet tokës ndodh mrekullia.

Më në fund motori rikthehet të punojë.

Në ato momente dëgjohet entuziazmi i pilotit që me siguri për pak çaste pa vdekjen me sy./a.m./noa.al/