Transmetuar më 22-03-2018, 20:22

Nga Jozefina Topalli

Njëzet e gjashtë vite më parë, Partia Demokratike fitoi mbi regjimin më të egër diktatorial të Enver Hoxhës.

26 vjet më parë, shqiptarët vendosen te nisin udhëtimin e tyre drejt lirisë, shpresës dhe integrimit te tyre me perëndimin.

Ata ia dolën të liberalizojnë vizat, të bëhen anëtarë të NATO-s, të Këshillit të Evropës, të OSBE si dhe të bëhen anëtarë kandidatë të BE.

Por pas 26 vitesh vendi ndodhet serish në një faze kritike: pa qeverisje dhe pa opozitë.

Pas 26 vitesh shqiptaret po largohen nga shtëpitë e tyre sepse ata nuk shohin drite në fund te tunelit; As në kohet e pushtimeve, shqiptarët nuk kanë ikur në këto përmasa si sot;

Pas 26 vitesh vendi ynë përmendet me shume për drogën dhe hashashin se sa per bukurinë e natyrës se saj apo per studentet dhe artistet shqiptare qe shkëlqejnë kudo;

Pas 26 vjetësh ne rreshtohemi si vendi me popullsinë më të palumtur, gjë që nuk ka ndodh as ne ditet me te vështira; rreshtohemi si vend shume i korruptuar, por mbi te gjitha si vend ku varfëria e mjerimi jane shumëfishuar dhe rinia është pa te ardhme; si vendi ku pasuria eshte përqendruar ne pak duar dhe ku vendimet politike nuk i marrin forcat politike, por vetem 4-5 titullarë.

Sikur te gjitha keta te mos mjaftonin, ne vendin tone demokracia është në rrezik.

Brenda PD, forcës politike qe solli votën e lire, sot nuk ka me zgjedhje, nuk ka me forume, nuk ka me statut, nuk ka me debat.. te gjitha janë farsë!

Dhe kjo është vetëm njëra anë. Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetëm te djathtën, por opozitën si garancinë kryesore te qytetareve per t’i dale zot lirive si dhe te drejtave te tyre ekonomike, politike e sociale.

Pas 26 vitesh Lulzim Basha kerkoi shfuqizimin e 20 Shkurtit, datës se rrëzimit te shtatores se diktatorit;

Pas reagimeve te forta Projetligji u tërhoq, me justifikime tamam si dikur; ku njeri bënte autokritike te thelle (si dikur ne plenume), ndërsa Lulzim Basha si gjithmonë nuk dinte asgje, dhe i habitur për çfarë po dëgjonte, tamam si Pal Vata kur thoshte:”Pasha t’madhin Zot, unë e Enveri s’dimë gja, ne pastë ba Mehmeti, me krye të vet!”

Sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet te bëjnë nje reforme te thelle te forcave politike qe ata te mos mbeten si prone e titullarit; Sot me shume se kurrë interesi publik, interesi i PD kërkon që Lulzim Basha të bëjë transparence per burimet, kanalet e parave te lobimit si dhe t’i pergjigjet cdo akuze qe i behet nga brenda dhe jashte vendit ne lidhje me lidhjet e tij opake.

Demokratet duhet te ngrihen per t’ i dale zot femijeve te tyre, familjes se tyre, partisë së tyre, vendit te tyre;

Pa iu rikthyer Partia Demokratike – demokratëve, pa u rikthyer opozita në vend, Edi Rama nuk lëshon karrigen. 

Qëndrimet e autores janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al