Transmetuar më 22-03-2018, 19:08

Suedezi Zlatan Ibrahimoviç nuk është me futbollist i Manchester United. Ka qenë klubi anglez që përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar prishjen e kontratës me gjigandin e sulmit.

Prej shumë kohësh Ibra nuk ka qenë pjesë e United për shkak të një dëmtimi në gju, por zërat që e çonin atë larg rekordmenëve anglezë nuk mungonin.

Vetëm sot u zyrtarizua prishja e kontratës mes palëve

Mëoshet se sulmuesi suedez do të jetë pjesë e kampionatin amerikan të futbollit, me Los Angeles Galaxy.

Ibrahimoviç është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitëd dhe lëvizja drejt Amerikës do të kryhet me parametra zero./m.sh/noa.al/