Transmetuar më 22-03-2018, 17:39

Në një kohë kur në vend zien debati për ekonominë, sidomos pas heqjes nga skema të mijëra familjeve, një tjetër raport negativ publikohet për Shqipërinë.

Indeksi i GfK-së, që merret me matjen e fuqisë blerëse të shteteve, e ka renditur Shqipërinë ndër më të varfrat në Europë. Përjashtim bën vetëm Mali i Zi.

Sipas studimit të GfK-së për fuqinë blerëse në 2017, europianët kanë pasur në dispozicion mesatarisht 13.937 euro për person për shpenzime, por edhe kursime në vitin e shkuar, në rritje me 1.9% nga një vit më parë.

Por, për 42 vende ku shtrihet ky studim, të ardhurat neto ndryshojnë.

Kështu Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtejni kanë fuqi më të lartë blerëse ndërsa bashkë me Shqipërinë, në grupin e shteteve me fuqinë më të ulët blerëse janë edhe Maqedonia Bullgaria Bosnje Hercegovina Serbia por edhe Bjellorusia Moldavia dhe Ukraina. /k.k/noa.al/