Transmetuar më 21-03-2018, 20:43

Kërkuesit ameriKAnë kanë gjetur në ujrat e Paqësorit një anije historike e cila është bërë frymëzim për një prej filmave më të njohur hollivudian.

Bëhet fjalë për anijen Juneau të ushtrisë amerikane e cila u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1942, nga një silurë e ushtrisë armike japoneze.

Në anije ishin në bord 687 ushtarë dhe fundosja e kësaj anijeje ishte një prej tragjedive më të mëdha për ushtrinë amerikane.

Anija u gjet në thellësitë e Paqësorit Jugor, pranë ishujve Solomon.

Historia e e saj është bërë film në Hollivud i titulluar “Shpëtoni ushtarin Ryan”./a.m./noa.al/