Transmetuar më 21-03-2018, 18:51

Për të mbajtur trupin në formë dhe për të djegur kaloritë e tepërta nuk është e thënë që ne duhet të shkojmë të ushtrohemi në palestër. Përkundrazi, edhe në shtëpi janë disa mënyra që të na bëjnë që ne të ndihemi më të mirë me trupin tonë.

Rutina jonë ditore mund të na ndihmojë të djegim kaloritë.

Një prej mënyrave më të mira ëshë ajo e punëve në kopshtin që ne mund të kemi në banesën tonë. Pak angazhim me lulet nuk do bënte keq, dhe përveçse heq stresin, mund të harxhojmë nga 200 deri në 400 kalori.

Një tjetër mënyrë është edhe dalja për pazar. Xhiroja në supermarket me karrocën e mbushur mbase nuk e kuptojmë por i bën mirë trupit tonë. Kështu mund të harxhojmë 100 deri në 200 kalori në ditë.

Pastrami i banesës është një prej mënyrave për trupin në formë. Pastrimi i gjithë shtëpisë mund të na ndihmojë të djegim 238 kalori. Sa më shumë të punoni, aq më shumë rritet numri.

Nëse keni një makinë, mos shkoni në lavazh. Lajeni vetë atë dhe kështu përveçse kurseni para, digjni edhe kalori. Plot 130 kalori për orë.

Kërcimi ju ndihmon juve të digjni 70 kalori për vetëm 15 minuta. Provojni në shtëpi.

Edhe ngjitja e shkallëve është një mënyrë e mirë e po ashtu angazhime të ndryshme shtëpiake.

Kështu si përfundim mund t’ju themi që mjafton të jeni aktiv dhe nuk keni nevojë për palestër./a.m/noa.al/