Transmetuar më 21-03-2018, 12:51

Banorët e zonës u terrorizuan nga disa të shtëna me armë zjarri të shënuara pasditen e kësaj të marte.

Më konkretisht rreth orës 17:45 të ditës së djeshme, në fshatin Baltëz të Fierit, në afërsi të varrezave, janë shënuar të shtëna me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët konstatuan dy persona të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri.

Policia u vu në ndjekje të tyre, të cilët qëlluan në drejtim të punonjësve të policisë dhe arritën të largohen.

Në vendngjarje u sekuestruan katër gëzhoja në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e mara në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy autorëve të dyshuar, H.M., dhe K.M.

Aktualisht policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre. /a.y/noa.al

Foto ilustruese