Transmetuar më 21-03-2018, 12:34

Një vogëlushe jo më shumë se 1 vjeç është me të vërtetë trime, pasi nuk ka paraqitur asnjë grimcë frike nga një luan i egërsuar edhe pse i ndante mes tyre një mur xhami.

Luani i madh i “hakërrej” vazhdimisht duke vendosur putrat e tij mbi xhamin ndarës në një kopësht zoologjik në Kaliforninë Jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mbase fëmija e vogël nuk ishte në dijeni të qëllimit të vërtetë të luanit, duke menduar se bisha e tërbuar donte thjeshtë të luante dhe qëndronte e palëkundur, duke i prekur edhe putrat përmes xhamit.

“A nuk është e bukur”, dëgjohet teksa thotë i ati i vajzës që filmon videon.

Në fund shihet që luani i madh ndalon dhe duket i mërzitur, ndërsa vogëlushja mban një qëndrim stoik dhe e sigurtë në vetvete./b.l/noa.al/