Transmetuar më 21-03-2018, 11:29

Ka nisur sot në orë 11:00 në Pallatin e Kongreseve, seanca e parë dëgjimore e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëse. Seanca zhvillohet pa kamera, por me praninë e gazetarëve.

Gjyqtari i parë i cili del përballë Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për të dhënë sqarime ne lidhje me shkeljet që i janë konstatuar gjatë procesit të rivlerësimit të figurës së tij, është anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit përbëhet nga një trup gjykues i përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja.

I pranishëm është dhe një vëzhgues ndërkombëtar. Zoti Lulo përfaqësohet nga avokati Ardian Visha. 

Avokati Vishaj ka dhënë sqarime për pasurinë e Lulos. Ai tha se klienti i tij ka qënë bashkëpunues dhe i ka paraqitur të gjitha dokumentat.

Por, ILDKPI-ja nga ana e saj ka deklaruar se Lulo nuk e justifokon pasurinë që ka. Lulo ka një apartament tek rruga e Durrësit të dhuruar, 480 mijë USD në një llogari bankare në Kanada dhe një shtëpi.

Lulo është një nga 63 subjektet që iu nënshtruan të parët procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve. 

Nga ky proces u tërhoqën pak javë me parë ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeri dhe ish -prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të cilët Komisioni vendosi t’ua ndërpresë vettingun./b.l/noa.al/