Transmetuar më 21-03-2018, 11:14

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë, dosjen në ngarkim të ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami.

Ai akuzohet për veprën penale “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”

Kjo pasi në formularin e vetëdeklarimit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimit, ai ka mohuar të jetë ndaluar nga policia.

Selami, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qenieve njerëzore”.

Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit.

Prokuroria thotë se Gjykata e Brindizit nuk është shprehur për pafajësi sikurse ka deklaruar personi nën hetim. /a.y/noa.al