Transmetuar më 21-03-2018, 10:05

Problematika e këmbëve të lodhura dhe të fryra hasen rëndom, por gjatë muajve të verës apo ditëve të ftohta të dimrit kjo gjë kthehet në një mundim dhe siklet të vazhdueshëm.

Përgjithësisht të gjithë ata që manifestojnë të tilla simptoma kanë probleme me qarkullimin dhe presionin. Ata kanë qarkullim të ngadaltë dhe presion të ulët.

Por cila është mënyra më praktike për të qetësuar këmbët e lodhura?

Jo vetëm që largon aromat e këqija, por uthulla e mollës, edhe zbut lëkurën, kështu që në ditë të tilla të ftohta e me shi, qetësimi i këmbëve në darkë është domosdoshmëri.

Në një enë me ujë të ngrohtë hidh një filxhan uthull molle. Mbaji këmbët në këtë përzierje për të paktën 15 minuta për të zhdukur lodhjen dhe enjtjen e këmbëve. Uthulla depërton në lëkurë, lehtëson lodhjen dhe ndihmon heqjen e lëkurës së vdekur.