Transmetuar më 21-03-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me një mesazh me rastin e 21 Marsit, ditës ndërkombëtare të pyjeve.

Ai ka publikuar një video në Facebook, ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Aksioni Kombëtar për Pyllëzimin e vendit që vijon pa ndërprerje dhe me lajmin e bukur se sot në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve mbjellim pemën e një miliontë në Liqenin e Gramshit, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në video thuhet se pyjet dhe pemët ulin efektet e ndryshimeve klimatike, freskojnë temperaturën e ambienti me 8 gradë, reduktojnë me 30% përdorimin e kondicionerit, janë pastrues të shkëlqyer të ajrit, janë burim ushqimi për komunitetin dhe pastrojnë ujërat.

Në vijim thuhet se pemët gjenerojnë turizmin, shtojnë punësimin, përmirësojnë shëndetin mendor e fizik dhe socializojnë njerëzit.

Video mbyllet me mesazhin, “Mbill një pemë dhe ti në qytetin, lagjen, shkollën tënde”. /a.y/noa.al