Transmetuar më 20-03-2018, 22:53

Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaragaj shprehet se ka një sërë elementësh që tregojnë nisjen e Luftës së Ftohtë nga ana e Rusisë.

Sipas tij Putini vjen nga makineria e KGB-së dhe ky është një tregues.

"Gjatë këtyre viteve janë një sërë vrasjesh politike jo vetëm të ish-agjentëve por edhe të personaliteteve të tjera. Këto janë armët e Luftës së Ftohtë. Kemi hyrë në atë që quhet faza e dytë e Luftës së Ftohtë. Cilat janë armët e luftës së ftohtë? Presionet ekonomike, diplomatike, spiunazhi, eliminimet, të gjitha këto kanë filluar të përdoren nga makineria ruse dhe kërkon që të jetë prezente kudo", tha ai në "360 gradë". /m.sh/noa.al/