Transmetuar më 20-03-2018, 22:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marikaj të Vorës ku një 29-vjeçar ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij të moshuar.

Policia arrestoi shtetasin me inicialet B.I. në kushtet e flagrancës.

Ai nisi të debatojë me prindërit 63 dhe 66-vjeç pasi grabiti nga banesa pajisjet elektroshtëpiake.

Sikur të mos mjaftohej me kaq ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj atyre që e sollën në jetë./a.m./noa.al/