Transmetuar më 20-03-2018, 20:20

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës në Maqellarë, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Elsi Kosiqi. 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin Mahmut Gega, banues në njësinë administrative Shupenzë. 

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i nisur për motive të dobëta. 

Policia tregohet e rezervuar për të dhëna të tjera pas hetimet janë ende në vijim.

Biznesmeni Elsi Kosiqi u vra në oborrin e banesës së tij. /a.m./noa.al