Transmetuar më 20-03-2018, 18:51

Verbëria është një problem i madh për miliona njerëz në mbarë botën. Deri më sot ka qenë e pamundur të rikthehej shikimi te personat që kanë humbur totalisht këtë aftësi.

Shumë studime janë kryer deri sot por mbetet një ndër ëndrrat e shkencëtarëve në fushën e mjekësisë.

Gjithsesi, kirurgët e një spitali okulistik në Londër kanë dhënë disa sinjale pozitive se në të ardhmen mund të arrihet të shërohet verbëria.

Metoda e kurimit është ajo duke përdorur qeliza burimore të embrioneve.

Prova është bërë tek një grua 60-vjeçare dhe rezultatet paraprake japin shpresë.

Sipas mjekëve, qelizat e syrit janë mbjellë në një mjedis të përshtatshëm dhe më pas ato janë vendosur në retinë.

Nga analizimi i tyre ka rezultuar se janë të shëndetshme, çka jep shpresë për një arritje të  madhe shkruan NOA. Përgjigjen për suksesin ose jo, sipas profesorit Peter Coffey do ta mësojmë vetëm pas një viti.

Pritet që kjo procedurë operacioni të zbatohet edhe tek 10 pacientë të tjerë së shpejti nga Projekti i Londrës për Kurimin e Verbërisë./a.m./noa.al/