Transmetuar më 20-03-2018, 17:01

Vajza e këngëtarit, Blero Muharremi dhe aktores Teuta Krasniqi, Tara Muharremi duket se do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, pasi që tani po ecën me hapa të sigurt e të suksesshëm.

Para një muaji ajo u bë pjesë e reklamës së telefonave “Huawei”, ndërsa sot ajo ka shënuar dhe një arritje tjetër, pasi është nderuar me çmimin “Ambasadore Nderi”, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit oral.

Me rastin e çmimit, si nëna ashtu edhe babai i Tarës janë ndjerë krenarë me bijën e tyre, të cilët kanë shprehur fjalë lavdëruese për të.

“Tara, Ambasadore Nderi. Çdo ditë me bën nënën më krenare ne Botë. Tara je e mirë dhe e mbarë, Zoti të ruajt e të bekoftë me shëndet, dashuri, suksese të shumta dhe mbarësi. Të paça gjithmonë. Të don mami pa kufi, Ambasadorja ime.

Faleminderime të përzemërta dr. @xheladinujkani për organizimin e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” si dhe për përzgjedhjen e Tarës si Ambasadore Nderi e këtij projekti. Na keni nderuar. 

Faleminderit shoqes kallamoqe Elisa që është po ashtu Ambasadore e këtij projekti dhe një shoqe e mrekullueshme, shoqe-motër. Faleminderit, Orik, Arona, Driana, Tuana… Shumë dashuri për të gjithë, nga Tara” ka shkruar Teuta në insagram. /b.l/noa.al/