Transmetuar më 20-03-2018, 16:42

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht teksa u shqye nga një luan, si pasojë e një neglizhence nga ana e tij.

Ai ishte kujdestar i kafshës së egër, dhe në një moment harroi derën e kafazit hapur, por që më pas rezultoi fatal për jetën e 28-vjeçarit.Luani ju hodh sipër dhe e kafshoi për vdekje në fyt.

Gustavo Serrano Carabajal po pastronte kafazin e luanit, por harroi të mbyllte siç duhej portën. Trupi i tij i pajetë u gjet më vonë në kafazin e Kimbas në kopshtin zoologjik të Nicolas Bravo, në Meksikë.28 vjeçari kishte vdekur kur shërbimet e emergjencës arritën në kopshtin zoologjik. Por pavarëisht tragjedisë luani nuk do të largohet nga Nicolas Bravo. /k.k/noa.al/