Transmetuar më 20-03-2018, 13:30

Një aventurë aspak e kënaqshme për Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Ata u detyruan të kthehen në bazë, për shkak se njëri nga motorët e helikopterit me të cilin udhëtonin doli jashtë funksionin.

CNN, thotë se incidenti në mjetin fluturues me të cilën udhëtonte vajza e Presidentit amerikan dhe bashkëshorti i saj, ndodhi gjatë së enjtes që lamë pas.

Pas ngritjes në fluturim në Washington, helikopteri me të cilin udhëtonin bashkëshortët, shfaqi problem në njërin prej motorëve.

Helikopteri ishte nisur për në New York, u detyrua të ulet në Ronald Reagan National Airport.

Në këto kushte Ivanka dhe i shoqi, siç shkruan noa.al, u detyruan të kthehen me një avion të zakonshëm. Mësohet se helikopteri që shfaqi problem i përket shoqatës “Trump Organization”. /a.y/noa.al