Transmetuar më 20-03-2018, 12:34

Në të vërtetë, nuk ka një mënyrë magjike për t’i bërë flokët shumë të gjatë, shumë shpejt, pa extensions, sigurisht. Kështu, në vend që të adhuroni flokët e vajzave të famshme, provo këto truke që të ndihmojnë të të rriten flokët shpejt.

Masazh skalpit në flokë të thatë- Bëji masazh skalpit të kokës në shtëpi, thotë hair stylist Philip B. Duke masazhuar kokën, rrit qarkullimin e gjakut, që ndihmon që ushqyesit të vijnë më shpejt në rrënjët e flokëve. Edhe më mirë nëse ta dhuron dikush tjetër masazhin.

Masazh në flokë të lagur- Kur lan flokët, bëji masazh skalpit me mollëzat e gishtërinjve, duke nisur nga pas mbi qafë e duke lëvizur rreth vijës që ndan flokët me fytyrën. Një justifikim i shkëlqyer për të qëndruar më gjatë në dush.

Priti rregullisht- Ti po përpiqesh të mos i shkurtosh shumë flokët. Megjithatë, flokët e shëndetshëm rriten më shpejt, ndërsa majat e dëmtuara mund të vazhdojnë në gjatësinë e flokëve, duke i dëmtuar dhe duke i bërë më të shkurtër.

Shpëlaji me ujë të ftohtë- Para se të dalësh nga dushi, shpëlaji flokët me ujë të ftohtë për pak sekonda. Kjo do të mbyllë kutikulat e flokëve dhe do të mbajë brenda lagështinë duke shmangur dëmtimin nga nxehtësia. Ose, mos përdor ujë të nxehtë kur lan flokët, sepse i dobësojnë fijet.

Lëri pak pa përdorur pajisjet e nxehta- Thellë brenda vetes ti e di, që era e flokut të djegur që krijon piastra nuk është një shenjë e mirë për atë që po u bën fijeve të flokut. Përdore me pak tharrësen, mashën, piastrën dhe kur e përdor, apliko produkte mbrojtëse.