Transmetuar më 20-03-2018, 12:26

Tashmë e ka kaluar mesin e shtatzënisë dhe këngëtarja Adelina Tahiri, po përgatitet për t’i uruar mirëseardhjen djalit të saj.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram dy fotografi, ku shihet se ka zgjedhur karrocën e bebit.

Adelina shihet mjaft në formë, e veshur me të zeza, ndërkohë që qëndron majë takave.

Rreth dy muaj më parë Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov.

Por martesa e saj u komentua gjatë në mediat rozë, për shkak se Serjozha është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina nuk i ka mbushur as të 30-at. /a.y/noa.al