Transmetuar më 20-03-2018, 11:08

Janë të shumtë që e kujtojnë për rolin e saj si Miranda, pjesë e serialit shumë të njohur “Sex & The City”. Por këtë të hënë aktorja Cynthia Nixon, ka vendosur zyrtarisht që të zbresë në politikë.

Ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shpreh dashurinë e saj për New York, dhe deklaron se do të kandidojë për guvernatore të këtij shteti.

Nixon do të kandidojë përballë Andrew Cuomo në radhët e demokratëve, zgjedhje që do të mbahen në muajin shtator.

“E dua New York dhe sot deklaroj kandidaturën time për guevernatore. Duam që qeveria jonë ti rikthehet punës. Jemi të lodhur nga politikanë që shqetësohen vetëm për titujt e gazetave dhe pushtet dhe ji për ne”, shkroi aktorja në Twitter.

Cynthia mund të mbështetet edhe te popullariteti i Mirandës, ndërkohë që deri më tani vetëm 19% e mbështetësve janë në favor të saj. /a.y/noa.al