Transmetuar më 20-03-2018, 10:51

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dhënë dje autorizimin ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për të vijuar negociatat me palën greke për kufirin detar.

Ndërkohë që grupit negociator të Shqipërisë për negociatat me Greqinë për kufirin detar i shtohet edhe Ksenofon Krisafi. 

Profesori mësohet se ka qenë propozim i Ministrisë së Jashtme. Ksenofon Kristafi ka qenë ish- drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore.

Sakaq nga Presidenca mësohet se në grupin negociator do të mbetet edhe Artur Meçollari përkundër akuzave dhe pretendimeve të opozitës se ka qenë “spiun”.

Grupi negociator

Bashkëkryetarë 

Armand Skapi nga Ministria per Europën dhe Punët e Jashtme

Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Anetarë

Artur Meçollari, i larguar nga ushtria ne vitin 2012

Arsen Mullai

Viktor Doda

Aida Hajna zv/drejtoresha e Policisë

Ardjan Bylyku drejtori i AKBN

Elira Kokona sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë

Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë

Luan Përzhita Instituti i Arkeologjisë

Lorenc Çela Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës

Qirjako Qirko ambasador në Londër

Ksenofon Kristafi profesor i të Drejtës Ndërkombëtare