Transmetuar më 20-03-2018, 09:43

Pas shpalljes së vendit vakant për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës 20 gjyqtarë.

Gara nga Kuvendi u çel fill pas asaj të kreut të shtetit Ilir Meta, për të zgjedhur kandidatin e institucionit të tij.

Aktualisht, Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej.

Lista e plotë e kandidatëve

1. Anila Kristani

2. Arta Vorpsi

3. Besnik Muçi

4. Çlirim Gjata

5. Dashamir Kore

6. Dedë Kasneci

7. Denar Biba

8. Elsa Toska

9. Gëzim Allaraj

10.Ilir Kadiu

11.Ilir Panda

12.Irena Nino

13.Kostandin Kazanxhi

14.Kristaq Traja

15.Rexhep Bekteshi

16.Sinan Tafaj

17.Sokol Hasani

18.Shpresa Beçaj

19.Theodhor Sollaku

20. Valbona Bala. /a.y/noa.al