Transmetuar më 20-03-2018, 08:46

Me moton “Ndihma ekonomike nuk është zgjidhje, alternativa jonë është punësimi”, Kryeministri Edi Rama poston prej ditësh në Facebook, video të personave të larguar nga ndihma ekonomike dhe të sistemuar me punë.

Mëngjesin e kësaj të marte, ai ka sjellë historinë e një gruaje me dy fëmijë, e cila bashkë me të shoqin jetonin me ndihmë ekonomike prej 45 mijë lekësh të vjetra.

“Mirëmëngjes dhe me shembullin e kësaj nëne të re që pas daljes së familjes nga ndihma ekonomike, zgjodhi rrugën e punësimit jo të ankesave pa rrugëdalje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon që gjeni më poshtë dëgjoni historinë e Domenika Topit, e cila thotë se merrte 45 mijë lekë të vjetra dhe me ato para jetonte ajo, burri dhe dy fëmijët e tyre.

“Ishte shumë e vështirë për të përballuar jetën, zyra e punës më drejtoi në këtë ndërmarrje, nisa punë me page 300 mijë lekë dhe jam shumë e kënaqur”, shprehet gruaja. /a.y/noa.al