Transmetuar më 19-03-2018, 22:38

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga, e cila u largua nga ekrani i “Vizion Plus” pas ardhjes së Sokol Ballës, duke iu mbyllur dhe emisioni “Dritare”, ka treguar mbrëmjen e sotme shkakun e largimit.

Xhunga ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ku u pyet nga fëmijët nëse ajo iku vetë apo e larguan nga “Vizion Plus”?.

Rudina iu përgjigj fëmijëve duke u thënë:

“Të dukem nga ato që e heqin unë ty?”.

Gjithashtu gazetarja u dha një këshillë fëmijëve që të mësojnë e të bëhen zot të vetës.

Ende nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i radhës për gazetaren e njohur e cila për vite me radhë gjithashtu ka drejtuar emisionin “Shqip” në Top Channel./a.k/noa.al/