Transmetuar më 19-03-2018, 17:43

Dy automjete janë përplasur mes tyre në Levan të Fierit ku për pasojë kanë mbetur të plagosura tre gra.

Të treja të plagosurat ishin në të njëjtin automjet.

Sipas policisë, janë dëmtuar shtetaset Enrieta Mahilaj, drejtuese e mjetit tip “Ford”, si dhe pasagjeret Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj.

Raportohet se ato nuk kanë probleme që të mund tu rrezikohet jeta.

Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Raportohet se  shoqërua drejuesi i mjetit tjetër./a.m./noa.al/

foto ilustruese