Transmetuar më 19-03-2018, 17:32

Ka periudha të vitit gjatë të cilave flokët bëhen më delikatë, më të dobët dhe priren që të bien. Flokët tanë pësojnë ndryshime për një sërë arsyesh që nga klima, mosha, ndryshimet hormonale dhe stili i ushqimit.

Më poshtë sjellim një zgjidhje natyrale për të parandaluar rënien e flokëve si dhe për të garantuar rritjen e tyre brenda pak ditëve.

Bëhet fjalë për xhinxherin, rreth të cilit shumë pak e dinë se ndihmon për të forcuar flokët dhe për të stimuluar rritjen e tyre.

Përveçse bllokon rënien e flokëve, xhinxheri aktivizon qarkullimin e gjakut, parandalon zbokthin dhe forcon flokët, duke përshpejtuar rritjen e tyre.

Gjithë çfarë ju duhet është një kërcell xhinxher, një lugë mjaltë, një lugë vaj ulliri.

Grijeni në rende xhinxherin dhe më tej përziejeni me mjaltin dhe vajin e ullirit.

Aplikojeni në flokë të lagur një herë në javë. Lëreni të veprojë për 40 minuta dhe më tej lajini flokët normalisht. Do të shihni që brenda pak javësh, flokët tuaj do të jenë më të shëndetshëm dhe më të gjatë. /a.y/noa.al