Transmetuar më 19-03-2018, 17:00

Shumë persona mundohen që të përzgjedhin ushqimin në mënyrë që të eliminojnë kilet e tepërta. Megjithatë nuk duhet të fiksoheni, pasi mjafton ndjekja e një diete të ekuilibruar, pa tepri në ushqim dhe ecja e rregullt, ndihmon për të humbur peshë.

Por ekziston një çaj, i cili ndihmon për të eliminuar yndyrën në zonën e barkut dhe në krahë.

Përveçse ndihmon në heqjen e shenjave të plagëve, redukton gazrat në stomak dhe lehtëson dhimbjet e gastritit. Ndër të tjera ka dhe veti tretëse.

Për të përgatitur këtë çaj keni nevojë për një litër ujë, 5 gjethe dafine dhe një shkop kanelle. Ziejeni ujin në një enë dhe më tej shtoni dafinën dhe kanellën.

Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të ziejë për 15 minuta, shkruan noa.al. Më pas lëreni të ftohet për pesë minuta, para se ta kulloni.

Pijeni këtë lëng tre herë në ditë, edhe të ftohtë dhe do të shikoni se yndyra do të jetë eliminuar nga barku juaj, i cili do të vijë duke rënë. /a.y/noa.al