Transmetuar më 19-03-2018, 16:50

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur shkatërrohet një automjet tip "Ferrari 458 Spider".

Mjeti u sekustrua nga policia britanike dhe i përkiste një qytetari të identifikuar si Zahid Khan.

Autoritetet dyshonin se mjeti ishte i vjedhur, dhe për këtë e çuan makinën që vlente 233.000 dollarë në një vend asgjësimi.

Pronari i saj, nxitoi të merrte dokumentet ku vërtetonte se në fakt mjetin e kishte blerë, por ishte tepër vonë, pasi atij i thanë se mjeti ishte asgjësuar.

Autoritetet kishin një argument të dytë përballë qytetarit. Ata thanë se mjeti klasifikohej si i pasigurt, pasi drejtuesi i saj nuk kishte rinovuar siguracionim, edhe pse bëhej fjalë për një mjet luksoz.

Me siguri që pronari duhet të jetë shokuar kur ka parë videon se si makina e tij me vlerë 233.000 dollarë u shkatërrua në këtë mënyrë si një vjetërsirë./a.m./noa.al/