Transmetuar më 19-03-2018, 16:24

Ka një lidhje mes lumturisë dhe shëndetit. Formimi i antitrupave kundër viruseve dhe baktereve “komandohet” nga një hormon i lidhur me lumturinë, dopamina.

Është kjo ajo që tregon një studim i publikuar në revistën shkencore “Nature”, gjë që mund të çojë në shërimin e një sërë sëmundjes autoimune dhe kontribuojë për të shpjeguar se pse personat e lumtur kanë shpesh një sistem më të mirë imunitar.

Kur viruset apo bakteret pushtojnë trupin tonë, qelizat imunitare, limfocitet B dhe T, bashkëpunojnë me njëra tjetrën për të zhvilluar një përgjigje kundër agjentëve specifikë patogjenë.

Rol të rëndësishëm në këtë mekanizëm luan dopamina, një prej hormoneve të lidhur me kënaqësinë dhe neurotransmetues në sistemin nervor qendror.

Duke analizuar qelizat e sistemit imunitar in vitro, studiuesit treguan se limfocitet T, prodhojnë dopaminë. Ndërkohë nga ndërveprimi me limfocitet B, dopamina çlirohet dhe ndikon në diferencimin e qelizave që prodhojnë antitrupa.

“Për herë të parë u provua roli i dopaminës tek bakteret,  çka tregon se kush është i lumtur sëmuret më pak”, deklaroi studiuesi gjerman Michael Meyer-Hermann, i Braunschweig Integrated Centre of Systems Biology. /a.y/noa.al