Transmetuar më 19-03-2018, 16:04

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në zonën e Burrelit.

Në aksin rrugor nacional Skuraj-Burrel, si pasojë e reshjeve të shiut, ka rrëshqitur një pjesë e malit dherëra, shkurre dhe gurë.

Kjo ka bërë që në këtë aks qarkullimi i automjeteve të bëhet vetëm nga njëri krah i rrugës.

Policia Rrugore e Matit thotë se po menaxhon qarkullimin me qëllim krijimin e lehtësirave firmës kontraktore që po punon për pastrimin dhe hapjen e plotë të rrugës.

Për më tepër shikoni shfletoni galerinë e fotografive. /a.y/noa.al