Transmetuar më 19-03-2018, 11:59

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panuçi, shpjegoi për herë të parë se pse e la jashtë ekipit, kapitenin Ansi Agolli.

Teksa publikoi këtë të premte formacionin e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit me Norvegjinë, Panuçi dha shpjegimin mbi përjashtimin.

Ai tha se lënia jashtë e Agollit vjen për shkak të moshës së madhe të mbrojtësin kuqezi që luan në Azerbajxhan.

Por lidhur me futbollistin që do të mbajë shiritin e kapitenit të kombëtares, trajneri deklaroi se nuk ka preferenca, por se me gjasë do të shkojë për atë që ka më shumë ndeshje me kombëtaren.

Sipas tij, mbetet për t’u parë kush do të zbresë në fushë, për të parë edhe kush do të mbajë shiritin e kapitenit. /a.y/noa.al