Transmetuar më 19-03-2018, 08:27

Prej kohësh në media qarkullonte lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël. Megjithatë gjatë gjithë kësaj periudhe Xhensila i ka mohuar lajmet e shtatzënisë, ndonëse në shumë dalje të saj si televizive apo evente barku i rrumbullakosur i dallohej dukshëm. E në fakt lajmi në fjalë ka rezultuar i vërtetë.

Të dy, me sa duket, kanë gjetur kohën më të mirë për ta ndarë me të gjithë, ndonëse të gjithë nuk kishin më asnjë dyshim në rrumbullakësinë e barkut të Xhensilës. Po pse e mbajti të fshehtë për kaq shumë kohë? Arsyet mund të jenë disa:

E para (ndoshta edhe më e rëndësishmja) ka të bëjë me Xhensilën, natyrisht. Këngëtarja e ka thënë shpeshherë edhe publikisht, ajo është natyrë supesticioze dhe meqenëse është kështu, s’mund ta ndante menjëherë lajmin e shtatzënisë. 

Një arsye e dytë pse Xhensila nuk preferoi ta publikonte që në fillim, me siguri, është edhe ana shëndetësore. Pas disa analizave, kontrolleve, vajtje- ardhjeve në Itali, gjendja shëndetësore e psikologjike (edhe sipas shkencës) e nënës në pritje duhet të jetë në nivele të kënaqshme për të përballuar emocionin. 

Pas dasmës së çiftit, madje vetëm pak javë pas zhurmës së madhe që shkaktoi ajo, Xhensila ka nisur menjëherë turet muzikore dhe, që nga vjeshta e vitit të kaluar e deri më sot, kalendari muzikor ka qenë i tejmbushur. 

Lajmi që këngëtarja i ka anuluar koncertet sepse ishte e sëmurë me grip nuk u konfirmua nga Xhensila. Ndoshta ato ishin problemet e para të shtatzënisë. Edhe projektet muzikore gjatë kësaj kohe, mund ta “kenë penguar” atë për ta ndarë pritjen e ëmbël.

Ka qenë bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku ai i cili ka konfirmuar këtë lajm të bukur një ditë më parë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij. Ai ka postuar një fotografi tejet të ëmbël ku edhe e shoqëron me një mbishkrim: “Jeta që sjell jetë”, shkruan Besi./b.l/noa.al/