Transmetuar më 18-03-2018, 20:25

Prej kohësh në media qarkullonte lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël.

Megjithatë gjatë gjithë kësaj periudhe Xhensila i ka mohuar lajmet e shtatzënisë, ndonëse në shumë dalje të saj si televizive si evente barku i rrumbullakosur i dallohej dukshëm.

E në fakt lajmi në fjalë ka rezultuar i vërtetë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë bashkëshorti i saj Besi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij.

Ai ka postuar një fotografi tejet të ëmbël ku edhe e shoqëron me një mbishkrim:

“Jeta që sjell jetë”, shkruan Besi krahas fotografisë së publikuar./a.k/noa.al/