Transmetuar më 18-03-2018, 17:40

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në qytetin e Kentit në Britani.

Një person është futur brenda një lokali me makinën e tij, në momentet kur atje kishte shumë klientë.

Raportohet se në këtë ngjarje mbetën të plagosur disa persona.

Ngjarja nuk ishte aksidentale sipas autoriteteve që kanë arrestuar drejtuesin e makinës për “tentativë vrasjeje”.

Këtë veprim të rëndë ai e ndërmorri pasi nuk e lanë të futej në lokal.

Ai hipi në makinë dhe e drejtoi mjetin brenda lokalit me shpejtësi./a.m./noa.al/