Transmetuar më 18-03-2018, 15:32

Prej kohësh politika shqiptare është përfshirë nga debatet pas informacioneve për lobimin në favor të PD nga kompani me aksionerë biznesmenë rusë.

Edhe pse është treguar e kujdesshme lidhur me faktin nëse pas këtyre financimeve ka dorë Moska, PS ka akuzuar kreun e PD Basha se ka përdorur para të pista.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar për herë të parë ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin.

Ai i ka quajtur akzuat të pabaza, teksa ka kujtuar edhe hetimet që janë bërë në SHBA më herët për ndëryrjen ruse.

“Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka hetuar por nga hetimet e SHBA nuk u faktua asgjë”, tha ai./a.m./noa.al/