Transmetuar më 18-03-2018, 10:44

Një tjetër lagje e Tiranës do ketë një furnizim më të mirë dhe me më shumë uji.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm duke bërë të mundur shtrirjen e një linje tërësisht të re në rrugën e “Barikadave” në kryeqytet.

Përmes këtij investimi mundësohet rritja e kapacitetit transmetues të ujit dhe duke evituar në të njëjtën kohë të gjitha humbjet që shkaktonte linja e mëparshme.

“Ndërtuam një lidhje të re me rrjetin e ujësjellësit, e cila është tepër e rëndësishme për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjitha subjektet. Investimi u krye në rrugën e “Barrikadave”.

Punonjësit tanë janë gjithnjë të gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesës së çdo konsumatori”, shkruan vet UKT në faqen e saj në rrjetin social Facebook./b.l/noa.al/