Transmetuar më 18-03-2018, 10:38

Mëngjesin e sotëm pika kufitare e Morinës në Kukës ka qenë e mbipopulluar.

Rreth një mijë shtetas shqiptarë të Kosovës kanë kaluar kufirin për në Shqipëri.

Sipas raportimeve dogana e Morinës po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele.

Policia Kufitare e Kukësit bën me dije se gjatë fundjavës kanë hyrë nga Kosova për në Shqipëri mbi 7.000 shtetas.

Me ngrohjen e motit dhe afrimin e stinës së plazhit shqiptarët e Kosovës janë turistët me numrin më të lartë në bregdetin e Shqipërisë./m.sh/noa.al